Kampioni i Kosovës Drita ka arkëtuar edhe plot 400 mijë euro pas fitores së madhe ndaj Shkëndijës në fazën e ligës të Ligës së Konferencës. Fitimi i klubit gjilanas vetëm në fazën e ligës të Ligës së Konferencës ka arritur në vlerën e 1 milion e 66 mijë eurove (400 mijë nga fitorja ndaj Shelbourne dhe 266 mijë euro në dy barazimet e para).
Drita mund ta rrisë këtë vlerë edhe më shumë, meqenëse do të zhvillojë edhe dy përballje – ndaj AZ Alkmaar dhe Rajo Valejkanos.
Përndryshe, Drita mund të thuhet se e ka siguruar një vend në play-offin e Ligës së Konferencës, kësisoj do të fitojë edhe plot 300 mijë euro shtesë.
Në bazë të kalkulimeve, në total që kur mori pjesë në garat evropiane, Drita ka arkëtuar mbi gjashtë milionë euro/Telegrafi/
The post Përpos fitores, KF Drita arkëton edhe 400 mijë euro appeared first on Alsat.
