Gazetar: Avni Tahiri
Personat që tentuan të djegin Sinagogën Hebraike në Shkup, ende po kërkon nga policia. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se deri më tani janë zhvilluar biseda me qytetarët në zonën e objektit, janë shqyrtuar incizimet nga kamerat e objekteve përreth, si dhe materiali video nga sistemi “Qyteti i Sigurt”.
“Zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, janë mbledhur gjurmë dhe sende materiale dhe janë dërguar për ekspertizë. Janë zhvilluar biseda me banorët përreth objektit, janë shqyrtuar incizimet nga kamerat e objekteve përreth, si dhe materiali video nga sistemi “Qyteti i Sigurt”. Po ndërmerren edhe masa dhe aktivitete shtesë për përcaktimin e identitetit të autorëve me qëllim zbardhjen e rastit”, thanë nga MPB.
- Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, janë mbledhur gjurmë dhe sende materiale dhe janë dërguar për ekspertizë.
- Po ndërmerren masa dhe aktivitete shtesë për përcaktimin e identitetit të autorëve.
Nga kamerat e sigurisë të publikuara në rrjetet sociale vërehen dy persona të maskuar duke hyrë në oborrin e objektit të Bashkësisë Hebraike, kërcejnë gardhin, derdhin lëndë djegëse dhe shkaktojnë zjarr. Si pasojë është shkaktuar vetëm dëm material dhe nuk ka persona të lënduar. Kryetari i Bashkësisë Hebraike në Maqedoninë e Veriut, Pepo Levi, për Alsat pati deklaruar se pas incidentit kanë marrë telefonata të shumta nga krerët e bashkësive fetare në vend, të cilët kanë ofruar mbështetje ndërsa shtoi se nuk kanë pasur asnjë mosmarrëveshje me askënd.
Për ngjarjen ka reaguar edhe ambasadorja izraelite në Maqedoninë e Veriut, Vivian Eisen. Ajo tha se incident i këtij lloji është i pari që nga viti 1945, i cili godet vlerat e bashkëjetesës ndërsa iu bëri thirrje autoriteteve të vendit të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë./Alsat.mk.
The post Personat që i vunë zjarr Sinagogës në Shkup vazhdojnë të jenë në arrati appeared first on Alsat.
