“Pas 13 vjetësh, sot zyrtarisht u shënua Kisha Shën Konstantin dhe Elena në zemër të metropolit. Që nga mëngjesi, një numër i madh qytetarësh dhe besimtarësh u mblodhën këtu për të marrë pjesë në ceremoninë solemne dhe për t’u lutur në këtë kishë të re ortodokse”, raporton Aleksandra Filipovska, gazetare e TV21.
Me tingujt e kambanës, sot në orën 8:30 filloi ceremoia e hapjes së kishës. Një numër i madh qytetarësh, përfaqësues të nivelit të lartë shtetëror, nga kori diplomatik në vend, funksionarë aktualë dhe ish-funksionarë, deputetë, përfaqësues të partive politike, të pushtetit lokal dhe biznesmenë morën pjesë këtë mëngjes në liturgjinë e shenjtë dhe ceremoninë.
Shënjimin e kryesoi kryepeshkopi z. Stefan, në bashkëshërbim me shumë arkijere nga Kisha Ortodokse Maqedonase.
Kreu i Kishës, me një mesazh – me ndërtimin e “Shën Konstantin dhe Elena” ne e tejkaluam vetveten.
“Kjo shtëpi e re lutjeje le të jetë edhe një dëshmitar se populli ynë vazhdon të jetë ndërtues kishtar dhe se Maqedonia vazhdon të jetë vend i kishave, vend manastiresh dhe vend i kryqit,” tha kreu i KOM.
Qytetarët janë të kënaqur që më në fund kisha është rikonstruktuar.
“Kisha është e mrekullueshme dhe më gëzon shumë që pas pothuajse 60 vjetësh është rikonstruktuar. Gjyshërit e mi shkonin në Shën Konstantin dhe Elena, që ishte në GTC-në e sotme. Dhe tani, pas 60 vjetësh, unë kam nderin të hyj në atë kishë.”
“Shumë e bukur, shumë e bukur, vetëm Zoti të jetë me ne.”
“Shumë e bukur, kisha më e bukur. Unë kam jetuar në Novo Malo kur ishte kisha e vjetër Shën Konstantin dhe Elena, aty shkoja, prandaj erdha këtu tani.”
“Sot po shenjohet hapja e kishës Perandori Konstantin dhe Mbretëresha Elena. Urime për ndërtuesit dhe të gjithë ata që e shënjojnë sot. Bravo maqedonas, të jetojë Maqedonia.”
Ndërtimi i kishës së re me emrin Shën Konstantin dhe Elena në rrugën qendrore të qytetit “Maqedonia” në Shkup nisi në vitin 2012. Por, për shkak të vështirësive me financimin, kisha u ndërtua për plot 13 vjet. Thirrja e fundit e Kishës Ortodokse Maqedonase disa vite më parë për personalitete shoqërisht të përgjegjshme që të kontribuojnë për përfundimin e këtij objekti të rëndësishëm shpirtëror dhe kulturor në qendër të kryeqytetit, solli rezultat. Nga Arhipeshkia e Shkupit për TV21 thanë se ka pasur shumë njerëz që ndihmuan për përfundimin e ndërtimit të kësaj kishe ortodokse, përfshirë edhe biznesmenë të njohur.
