Në komunën e Haraçinës sot është përuruar rruga 14, përcjell TV21. Kryetari i komunës, Daut Beqiri njoftoi se bëhet fjalë për rrugë të gjatë 1020 metra, dhe të gjerë 5 metra. Projekti ka kushtuar 10 milionë denarë, ndërsa është pjesë e ndihmës së qeverisë për komunat, në suaza të kredisë hungareze.
“Mbi 500 metra shteg për këmbësor, që do të thotë më shumë siguri për nxënësit, për fëmijët, për prindërit dhe për çdo qytetar që e shfrytëzon këtë rrugë çdo ditë. Në këtë rrugë nuk është bërë asfaltimi. Paraprakisht është bërë edhe infrastruktura e plotë nëntokësore. Pra është bërë realizimi i kanalizimit atmosferik dhe fekal”, tha Beqiri.
