Iniciativat e BDI-së për interpelancë janë hap i rëndësishëm për mbrojtjen e unitetit, barazisë dhe stabilitetit të Maqedonisë. Ky është arsyetimi i BDI-së para seancës së nesërme në Kuvend ku në rendin e ditës janë 5 interpelanca, prej të cilave 4 të BDI-së. Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi për dy zv/kryeministrat e parë, Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq. Me këtë propozim për mosbesim duam t’i japim mundësi Mexhitit që të distancohet nga kolegu i tij Stoilkoviq dhe të tjerët të cilët u shërbejnë interesave të huaja, thonë integristët.

I pyetur rreth interpelancës, zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti me përgjigje:

Kryeministri Hristijan Mickoski dje vlerësoi se interpelancat do të jenë përpjekje të dështuar të opozitës që të sjellë kritika të pabaza dhe se do të ketë votim të pasuksesshëm.

Për këto interpelanca të BDI-së nuk do të votojë as LSDM-ja. Këtë qëndrim e sollën në Bordin ekzekutiv të partisë. Ka shumë gjasa se nuk do të debatojnë e as nuk do të votojnë për interpelancën ndaj Ilire Dautit që e dorëzoi “Levica” për bllokimin e Ligjit për Branitellat edhe pse këtë ligj pikërisht ata e miratuan.

Edhe pse nesër do të debatohet për 5 interpelancat, sipas shpërndarjes së këtillë të forcave, nuk pritet një debat i gjerë. BDI dorëzoi interpelancë për zv/kryeministrat Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, për ministrin e brendshëm Pançe Toshkovski dhe zëvendësin e tij Astrit Iseni, ndërsa partia “Levica” për kryetaren e Komisionit për politikë sociale, Ilire Dauti.