Legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo, ka hapur kaptinë të re si trajner. 

Ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën e elitës së futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe, United FC. 

Lajmi është bërë i ditur të premten. 

“Jemi krenar që e kemi Andrean në familjen e United FC. Ai i ka vlerat që përkojnë me ambiciet e klubit dhe besojmë se do të jetë figura kryesore për të na çuar në nivel tjetër”, ka thënë presidenti i klubit arab, Ilie Cebanu.