Gjatë një interviste ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), Thomas Bach, Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar tha se Kina ka realizuar me të vërtetë premtimin e saj për “nxitjen e 300 milionë kinezëve për të marrë pjesë në sportet dimërore”.

Me mbajtjen e disa veprimtarive të mëdha sportive dimërore, Kina ka pasur zhvillim të dukshëm në këtë drejtim. Mbi 300 milionë njerëz kanë marrë pjesë në sportet dimërore. Në fakt, objektivi prej 300 milionë vetash, iu paraqit kryetarit Bach nga Presidenti i Kinës Xi Jinping në vitin 2014, në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi.

Duke kujtuar pamjen e atëhershme, Bath tha: “Më dukej një objektiv shumë ambicioz. Më pëlqejnë ambicia, gjallëria dhe largpamësia e Kinës. Kur mora vesh këtë shifër për herë të parë nga Presidenti Xi, e krahasova me numrin e dashamirësve të sporteve dimërore në rajonet e tjera të botës. Isha i ndërgjegjshëm se ndërmjet organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, sportet dimërore do të kishin ndryshime të mëdha në botën e ardhshme. Sot ky objektiv është realizuar. Sportet dimërore kanë pasur përparime kolosale, madje tejkalojnë objektivin e dikurshëm, që dukej ambicioz në atë kohë.”

Gjatë intervistës, Bach pohoi gjithashtu kontributin e madh të industrisë sportive dhe veçanërisht sporteve dimërore në rritjen ekonomike të Kinës.