Ish-presidenti francez François Hollande ka qenë viktimë e një plaçkitjeje, pasi hajdutët më 22 nëntor kanë hyrë në shtëpinë e tij në Paris, ku ai jeton me partneren e tij, Julie Gayet, ka konfirmuar Zyra e Prokurorit të Parisit për Le Figaro.

Plaçkitja është konfirmuar gjithashtu edhe nga burime pranë Partisë Socialiste në Corrèze, shkruan e përditshmja pariziene.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, dy persona janë identifikuar, arrestuar dhe hetuar që më 28 nëntor, mëson Le Figaro

. Megjithatë, nuk specifikohet se çfarë kanë arritur të vjedhin nga banesa e ish-presidentit francez.

Të dyshuarit janë dy burra të lindur në dhjetor të vitit 1994 dhe shkurt të vitit 1995 në Algjeri, shton gazeta.