Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar nga Shtëpia e Bardhë se Irani po tregon gatishmëri për të arritur një marrëveshje, pavarësisht zhvillimeve të fundit në terren.

Duke komentuar operacionin amerikan, Trump e cilësoi atë si një “sukses të jashtëzakonshëm”, duke theksuar se janë eliminuar figura të rëndësishme nga udhëheqja, ushtria dhe marina iraniane.

“Udhëheqësit janë zhdukur të gjithë. Askush nuk di me kë të flasë”, u shpreh ai.

Megjithatë, presidenti amerikan theksoi se komunikimet po vazhdojnë në prapaskenë.

“Ne po flasim me njerëzit e duhur dhe ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje. Nuk e keni idenë sa shumë e duan këtë”, deklaroi Trump, duke lënë të hapur mundësinë për zhvillime të reja diplomatike.