Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka njoftuar të martën gjatë një vizite në Izrael, hapjen e një qendre për rindërtimin e Gazës.
Vance ka njoftuar hapjen e Qendrës së Bashkëpunimit Civil-Ushtarak për të filluar rindërtimin.
Ai ka falënderuar qeverinë izraelite dhe partnerët e tjerë, duke thënë se ka “shumë punë për të bërë”.
Vance po qëndron në Izrael si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur armëpushimin në Gazë, i cili të dielën është vënë në rrezik pas rikthimit të luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit për pak kohë.