Një 17-vjeçar është arrestuar në Norvegji, pasi dyshohet se kishte planifikuar një sulm me eksploziv ndaj objekteve të NATO-s në jugperëndim të vendit, raportoi transmetuesi publik NRK.
Sipas raportimeve, adoleshenti, i lindur dhe rritur në Norvegji, ishte parë në ambientet e shkollës me një flamur të grupit ekstremist Shteti Islamik.
I riu është lënë në paraburgim për dy javë. Ai ka mohuar akuzat ndaj tij, ka bërë të ditur për agjencinë AFP avokati i tij, Lnut Lerum.
Arrestimi është kryer nga shërbimi norvegjez i sigurisë së brendshme PST, i cili merret me çështjet e kundërterrorizmit.
Sipas dokumenteve të cituara nga NRK, 17-vjeçari dyshohet se kishte planifikuar sulmin në Qendrën e Përbashkët të Luftës së NATO-s (JWC) në Jåtten, Stavanger.
Autoritetet norvegjeze të sigurisë ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me rastin.
