Të rinjtë në vend duan që shteti të bëhet anëtar i Bashkimit Europian, por njëkohësisht po humbin gjithnjë e më shumë shpresën se kjo do të ndodhë së shpejti. Këtë e tregon botimi “Përballja me euroskepticizmin e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus tek Maqedonia”, i cili u promovua në Kuvend.

“Të rinjtë janë për Bashkimin Europian, por po humbin gjithnjë e më shumë shpresën se Maqedonia do të bëhet shpejt vend anëtar i Unionit. Dhe kjo është diçka mbi të cilën vërtet duhet të punojmë dhe ta ndryshojmë së bashku, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për status si anëtarësim, por mbi të gjitha për përfitimet që ata tashmë i shfrytëzojnë përmes programeve të ndryshme Erasmus, përmes shkëmbimeve të ndryshme, mundësive të punës gjatë muajve të verës, praktikave, studimeve e kështu me radhë”, tha Bojan Kardalov.

“Pjesa më e madhe e të rinjve dhe mbështetësit më të mëdhenj të hyrjes në Bashkimin Europian janë pikërisht kjo kategori njerëzish – të rinjtë. Është vërejtur se si arsye për atë se ku e shohin problemin për hyrjen në BE, ata e konsiderojnë edhe kontestin bilateral që kemi me Republikën e Bullgarisë, por gjithashtu edhe luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Dragana Bojkovska