Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pasditen e sotme është ndaluar një 26-vjeçar nga Tanusha e Shkupit, pasi sipas Policisë, në automjetin e personit në fjalë janë gjetur dru zjarri pa dokumentacion përkatës.
“Sot (03.08.2025) rreth orës 15:30, në rrugën “Butelska” në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan I.I. (26) nga fshati Tanushë, rajoni i Shkupit. Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Fiat Ducato” me targa të Shkupit, që drejtohej nga I.I., u konstatua se ishte i ngarkuar me dru zjarri pa dokumentacion përkatës. Automjeti është sekuestruar, ndërsa I.I. është dërguar në stacionin policor në Çair. Është njoftuar Policia Pyjore dhe pas dokumentimit të rastit, do të ndiqet me parashtresë adekuate”, thonë nga MPB.
