Nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup kanë arrestuar M.B. (19) nga Bojana, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “vrasje”, sipas nenit 123 të Kodit Penal. Ai u arrestua më 17.05.2026, në ora 00:50 në fshatin Bojanë të Shkupit.Paraprakisht, në numrin emergjent 192 ishte paraqitur babai i tij, I.B., i cili kishte deklaruar se M.B. i kishte pranuar se më 15.05.2026, në një pyll në afërsi të Sarajit, me armë zjarri kishte vrarë B.D. (18) nga Bojana.“Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa janë gjetur edhe trupi i viktimës dhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Pas dokumentimit të rastit, ndaj M.B. do të parashtrohet kallëzim penal përkatës”, njoftoi SPB Shkup.
The post Policia arreston 19-vjeçarin nga Bojana e Sarajit për vrasjen e 18-vjeçarit, gjenden trupi dhe arma appeared first on Alsat.
