Gjashtë persona u arrestuan brenda 24 orëve të fundit për dhunë në familje, ndërsa Policia paralajmëroi kallëzim penal ndaj tyre.

“Nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria N.K. (40) nga Kroacia, pasi në banesë në zonën e Qendrës kishte sulmuar fizikisht partneren e tij O.K. (37) nga Ukraina dhe motrën e saj, kishte bërë kërcënime dhe kishte dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake”, njoftuan nga Policia.

Në Kërçovë u arrestua 26 vjeçari S.S. pasi kishte sulmuar ish-bashkëshorten, ndërsa në Ohër u arrestua 33 vjeçari D.S. pasi e kishte sulmuar bashkëshorten 24 vjeçare, me të cilën ishte në proces shkurorëzimi. Në orët e mesnatës u arrestua 37 vjeçari nga Bogdanci, pasi paraprakisht e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten 26 vjeçare.

“Më 12.04.2026 në orën 16:00 në SPB Kumanovë, një e punësuar në Qendrën për Punë Sociale Kumanovë denoncoi se një 13-vjeçar nga Kumanova ishte keqtrajtuar psikologjiskëshit nga babai i tij dhe ishte dëbuar nga shtëpia. I mituri do të akomodohet në familje kujdestare, është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”,njoftoi Policia.

The post Policia arreston gjashtë persona për dhunë në familje brenda 24 orëve appeared first on Alsat.