Policia e rajonit të Shkupit ka kryer bastisje në një banesë në rajonin e Gazi Babës, ku është gjetur marihuanë, para dhe një peshore digjitale. Gjatë aksionit është arrestuar S.G. (32), ndërsa po kërkohet vëllai i tij D.G. (33). Pas hetimeve, rasti do t’i dorëzohet Prokurorisë për procedurë të mëtejshme.

“Më 17 tetor 2025, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup, pas urdhrit gjyqësor të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në banesën e D.G. (33) në rajonin e Gazi Babës. Gjatë kontrollit në banesë është gjetur vëllai i tij, S.G. (32), ndërsa janë zbuluar marihuanë, para dhe një peshore digjitale. S.G. është arrestuar, ndërsa po ndërmerren masa për gjetjen e D.G. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore”, thonë nga MPB.