Dy persona, njëri prej të cilëve për herë të dytë, kanë përfunduar në Policinë e Tetovës, nën dyshimin për kërcënim në rrjetet sociale ndaj shkollës së mesme të mjekësisë dhe gjimnazit. Personi i parë i ndaluar është 18 vjeçari nga Pallatica e Tetovës, i cili nën dyshimin e njëjtë u arrestua edhe më 27 shkurt, ndërsa personi i dytë është një 15 vjeçar nga fshati Xhepçisht i Tetovës. 15 vjeçari në rrjetet sociale, ka kërcënuar me fotografi ku duken dhe armë, se do të kryej vrasje në shkolla. Sektori i Punëve të brendshme të Tetovës ka kryer bastisje në shtëpitë e tyre ku janë gjetur edhe prova.
The post Policia e Tetovës ndalon dy të dyshuar 15 dhe 18 vjeç për kërcënime appeared first on Alsat.
