Policia Financiare po kryen bastisje në një kompani nga Kumanova, përcjell TV21. Në aksion është arrestuar një person. Sipas informacioneve të TV21, bëhet fjalë për kompaninë “Pin Petrol”, e cila dyshohet se ka përvetësuar para të cilat është dashur t’ia paguajnë Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.
Për rastin në fjalë mësohet se në cilësinë e zyrtares në “Posta e Maqedonisë”., është ndaluar Gabriela Spasovska Krstevska, kushërira e ish-ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Financiare, nga ku thonë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj Gabriela Spasovska Krstevskës dhe ndaj dy personave të tjerë, respektivisht D.P., drejtor i kompanisë “Pin Petrol” dhe N.S., zyrtar në Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore.
“Me veprimet e mësipërme, të denoncuarit i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore në shumën e përgjithshme prej 22.294.343,00. denarëve”, thonë nga Policia Financiare.