Policia e Gjermanisë ka arrestuar edhe një person lidhur me sulmin me thika në Solingen të Gjermanisë të premten, që la të vdekur tre persona.
Arrestimi pasoi një operacion të policisë në një qendër për refugjatët në Solingen.
Nuk janë dhënë detaje të tjera për individin e arrestuar apo lidhjen e tij me incidentin.
Lidhur me rastin më herët gjatë ditës është arrestuar një 15-vjeçar. Ai nuk është i dyshuari kryesor, por besohet se ka qenë në njohuri për planet e sulmit.
“Shteti Islamik” e ka marrë përgjegjësinë.
Policia në Gjermani ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që të bëhet fjalë për ndonjë akt terrorizmi.