Shërbimet e Policisë së Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër dhe të mbështetura nga Forca Operacionale dhe “Shqiponjat”, finalizuan fazën e pestë të operacionit policor të koduar “Neonët 5”.

Gjatë kontrolleve në dy ambiente të fshatit Barbullush, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, u gjetën dhe sekuestruan 583 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 7 kg e 490 gr kanabis, 307 pajisje elektrike dhe 3 celularë.

Nga operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 31 vjeç, dhe u shpallën në kërkim katër persona të tjerë, ndërsa u ndaluan edhe tre punonjës të OSHEE-së (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) për shpërdorim detyre.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme