Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë detaje nga ngjarja tragjike në “Bllokun 70” në Tetovë, ku u gjet i vrarë një 39-vjeçar, përcjell TV21. Nga MPB thonë se i ndjeri jetonte vetëm me babanë e tij, ndërsa në kokë kishte plagë nga arma e zjarrit.
Në lidhje me: Babai i viktimës dyshohet se është dorasi! Vrasja në Tetovë mund të ketë ndodhur para dy ditësh?
“Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në Tetovë, personi S.N. (39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babanë e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N., është gjetur një pushkë gjuetie. Në koordinim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

 
                    