Poll Pogba nuk është përfshirë në skuadrën e Monako-s, në listën e UEFA-s, për gjysmën e dytë të Ligës së Kampionëve. Këtë e konfirmoi drejtori i përgjithshëm i klubit, Tiago Skuro, i cili ka komentuar edhe mbi rikthimin e mundshëm të mesfushorit në aksion.
“Nuk ka një përgjigje të qartë për rikthimin e Pogba. I gjithë ekipi mjekësor është i përqendruar në gjetjen e zgjidhjeve. Ashtu si me çdo dëmtim, hapi i parë do të jetë rikthimi në fushë, pastaj vazhdimi i stërvitjes për të rifituar formën e nevojshme për të luajtur“, tha Skuro.
Pogba është larguar përkohësisht nga skuadra, së bashku me Mohamed Salisu dhe Takumi Minamino, të cilët janë gjithashtu të lënduar. Krepin Diata, Vout Faes dhe Simon Adingra i kanë zëvendësuar ata në listën e Ligës së Kampionëve.
Rikthimi i Pogba-s me Monakon po rezulton të jetë një dështim deri më tani. Ish-lojtari i Juventusit, i cili ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027, është shfaqur në fushë vetëm tre herë, duke luajtur gjithsej 30 minuta. Paraqitja e tij e fundit ishte më 5 dhjetor, kundër Brest. Një dëmtim në pulpë e ka mbajtur jashtë që atëherë.
The post Poll Pogba nuk përfshihet në listën e Monakos për Ligën e Kampionëve?! appeared first on Alsat.
