Mesfushori portugez Zhoao Palinja, i ardhur me shumë bujë një vit më parë te Bajern Munihu nga Fulhami, mund të lërë kampionët e Gjermanisë këtë verë. Për 30-vjeçarin, aventura në Munih ka qenë shumë e vështirë, kushtëzuar nga dëmtimi.
Për lojtarin është interesuar skuadra e Totenhamit, e gatshme ta rikthejë në Premier Ligë. Aktualisht nuk ka negociata zyrtare midis palëve, pavarësisht interesit të vazhdueshëm të Bajernit për ta lënë lojtarin, i cili vjet kushtoi 50 milionë euro.
Për momentin, Totenham është i interesuar vetëm për një marrëveshje huazimi, duke përfshirë potencialisht një opsion blerjeje nëse Palinja rezulton i suksesshëm në rikthimin e tij në Angli. Me Fulham, në dy sezone, ai realizoi 7 gola në 68 ndeshje.
Me bavarezët sezonin e kaluar, Palinja zhgënjeu, duke bërë vetëm 25 paraqitje pa një gol ose një assist. Për portugezin është interesuar edhe Interi. Sipas mediave gjermane, klubi mund të jetë i hapur për një transferim për një shumë midis 25 dhe 30 milionë euro.
The post Portugezi largohet nga Munihu, Totenhami dhe Interi hyjnë në garë appeared first on Alsat.
