Në Daily Click në TV21, Nderim Nexhipi foli edhe për presidentin e ri, Yasin Konyali, që tha se është ambicioz dhe fal tij klubi po vazhdon tutje tani, përcjell TV21. Nexhpi tregoi edhe një detaj për Konyali, që i kishte thënë se janë super tifozë.
“Ka ardhur një president ambicioz. Një djalë i ri i ciki është lindur dhe rritur në Gjermani, çdo gjë ka atje. Është një turk i cili jeton dhe vepron në Gjermani dhe çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe fal tij po vazhdojmë tani dhe besojmë që ky është momenti kyç, ndoshta është kthesa e klubit. Kur erdhi këtu dhe i pa gjërat, historinë se si është Shkupi, çfarë ka dhe çfarë mund të arrijmë me këtë klub, mori vendim të shpejt dhe besoj se nuk ka gabuar. I pëlqeu çdo gjë dhe atë ditë e shijoi atmosferën e Shvercerave dhe më tha keni super tifozë”, tha Nexhipi.
