Më 09 dhe 10 dhjetor 2025, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Policia e Kosovës njofton se gjatë vizitës do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Për të mundësuar lëvizjen e sigurt të delegacionit dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare, disa segmente rrugore do të kenë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore).

Gjithashtu, siç thekson Policia e Kosovës, mund të ketë edhe “riorientim të trafikut në rrugë alternative” gjatë këtyre periudhave.

Policia kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Qytetarët rekomandohen të planifikojnë rrugët e tyre me kohë dhe të ndjekin sinjalizimin dhe njoftimet e Policisë për qarkullim të sigurt.

The post Presidenti i Shqipërisë viziton Kosovën, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut appeared first on Alsat.