Presidenti amerikan Donald Trump tha se është i zhgënjyer nga presidenti ukrainas, Zelensky pasi sipas tij ai nuk e ka lexuar propozimin për paqe.
Trump tha se mendon se Rusia është dakord me propozimin.
“Atyre u pëlqen, mendoj se Rusia është dakord.Po flasim me Putinin dhe udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn.Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin”, tha Trump, shkruan ANSA.
“Mendoj se Rusia është dakord, nuk jam i sigurt nëse Zelensky është dakord, popullit të tij i pëlqen”, tha ai.
Donald Trump e tha këtë në përgjigje të atyre që e pyetën për zhvillimet e fundit në negociatat e paqes në Ukrainë dhe hapat e ardhshëm.
Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të takohet me udhëheqësit kryesorë evropianë në Londër të hënën, ndërsa aleatët e Ukrainës planifikojnë përgjigjen e tyre ndaj një shtytjeje të vazhdueshme të SHBA-së që Kievi të pranojë lëshime në bisedimet e paqes.
