Edhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova u ankua për avionin qeveritar, që shfrytëzohet nga krerët e shtetit dhe qeveria, përcjell TV21. Presidentja tha se kolegët e saj nga rajoni i kanë thënë në shaka se avioni është i vëllezërve Wright, vëllezërve që krijuan avionin e parë, duke aluduar në vjetërsinë e avionit të qeverisë sonë. Presidentja tha se shteti ka nevojë për një avion tjetër më të madh zyrtar, në mënyrë që në ngjarje të ndryshme, të merren me vete dhe gazetarët.
“T’ju bëjë të qeshni. Avionin e qeverisë, kolegët e mijë nga rajoni e quajnë avioni i vëllezërve Wright, sepse është më i vogli dhe më i vjetri. Unë mund të flas për veten time. Përdorimi i avionit të qeverisë ndonjëherë mundëson kryerjen kryerjen funksionale të punës së shtetit, por edhe më të lirë sesa shfrytëzimi i linjës komerciale. E tani nuk është edhe mirë, edhe unë them se kam dilemat e mija, kur nuk kam zgjidhje tjetër, sepse e di se është i vjetër 25 vjet dhe është blerë i përdorur. Kolegët e mijë presidentë thonë se kur ju shohim juve gazetarëve, se është më racionale, më lirë të kemi avion më të madh nga avioni ynë i vogël. Sepse atëherë me një fluturim, do të udhëtojnë më tepër persona, të kthehen kur të duan dhe kam vërejtjeja unë për shembull e di se është handikap i ynë i madh, që me ne nuk ka gazetarë. Me ta ndonjëherë vijnë edhe gazetarët”, theksoi Siljanovska./tv21.tv
