Në Hajde Flasim në TV21, kandidati i VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi tha se prioritet në qeverisjen e tij do të jetë uji i pijshëm, që siç tha, ka vendbanime që nuk janë të kyçur në rrjetin e ujësjellësit, por kanë rrjet të improvizuar.

“Theks të veçantë i vendosim ujit të pijshëm ku e dim që jemi komunë që buron uji i pijshëm që shfrytëzon edhe qyteti i Shkupit ku edhe vendbanimet me të thella të Zelenekovës ndërsa problematika ekzistuese e problemit të ujit është pothuajse në çdo vendbanim tonin lokal. Ka vendbanime që nuk kanë rrejt ekzistues sot e kësaj dite, kanë rrejt të improvizuar dhe nuk janë të kyçur në rrjetin  e ujësjellësit”, tha Elmazi.

Ndërsa në infrastruktur, Elmazi tha se projektin më të madh që planifikojnë ta bëjnë, është shndërrimi i rrugës “Dardania” në bulevard me katër korsi.

“Si projekt më të madh që planifikojmë ta bëjmë për katër vitet e ardhshme është bulevardi në vendbanimin Saraj ku rruga “Dardania” do të shndërrohet në bulevard me katër korsi, me të vetmin qëllim që të zhvillohet Saraji si qendër e komunës”, deklaroi Elmazi.