Sipas “Gazeta Olle”, mbrojtësi i ri që është bashkuar me skuadrën e Prishtina e Re, është Nehar Sadiki. Mbrojtësi 27-vjeçar nga Kumanova i bashkohet “Prishtinës së Re” pas aventurës në Bosnje Hercegovinë, ku luajti për skuadrën Igman Konjic.
Sadiki ka bërë karrierë edhe në Rusi te SKA Khabarovsk, si dhe në Maltë te Hamrun Spartans, derisa në Shqipëri ka luajtur për Erzenin, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ka vesh fanellën e skuadrave si: Boreci, Renova, Rabotniçki e Milano Kumanova./GazetaOlle/
The post “Prishtina e Re” forcon mbrojtjen me Nehar Sadikin appeared first on Alsat.
