Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria shtatë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, pesë (dy në Kërçovë dhe tre në Shkup) kanë drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ndërsa dy (nga një në Negotinë dhe Kërçovë) kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale./Alsat.mk.

The post Privohen nga liria 7 shoferë për drejtim të pakujdesshëm, 5 pa patentë appeared first on Alsat.