Profesori universitar, Aleksandar Spasenovski ka qenë mysafir në studion e hapur të TV21 për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai deklaroi se në SHBA mund të ndodh që kandidati që merr më shumë vota nga populli, sërish mund të humbasë, që shpesh herë dërgon në revoltë dhe pakënaqësi mes votuesve.
“Ne e dimë se në raport me mënyrën e zgjedhjes në zgjedhjet presidenciale amerikane se ai zgjidhet, gjegjësisht qytetarët zgjedhin elektorët, kurse elektorët zgjedhin presidentin e ri të SHBA-së. E dimë se ka një rregull se fituesi në njërën nga shtetet aleate e merr numrin e përgjithshëm të elektorëve që vijnë nga ai shtet”, potencoi Spasenovski.

