Rishqyrtim i plotë nga fillimi i rastit të tragjedisë në Koçan, kjo është kërkesa e prindërve të viktimave të zjarrit drejtuar prokurorit të ardhshëm shtetëror, gjatë Marshit të 34-të “ Marsh për engjëjt”. Prindërit konsiderojnë se dorëheqja e ish-prokurorit shtetëror Ljupço Kocevski erdhi vonë, dhe ai nuk pati guxim dhe vullnet ta hapte çështjen që nga dita e tragjedisë.

“Në vend të një hetimi të vërtetë, ai kërkonte informacione nga MPB-ja, ndërsa procedurat që pasuan ishin të orientuara drejt personave të dyshuar që nga viti 2024 dhe më herët, ndërsa bartësit e vërtetë të pushtetit dhe përgjegjësit mbetën të mbrojtur. Drejtuar prokurorit të ri shtetëror, i dërgojmë një mesazh dhe detyrë të qartë për të rishqyrtuar të gjithë rastin që nga dita e tragjedisë, për të përcaktuar kush e dinte, kush e lejoi, kush heshti dhe kush nuk veproi”, tha Verica Trifunova, nënë e fëmijës së vdekur.

Nga protesta, prindërit thanë se është e nevojshme zgjerimi i hetimit, pra drejtim konkret ndaj atyre që mbajnë përgjegjësi.

“Uniforma dhe funksioni nuk duhet të jenë mburojë nga përgjegjësia. Drejtësia selektive nuk është drejtësi. Heshtja nuk është neutrale. Shtyrja nuk është rastësi. Kërkesa jonë është e qartë dhe legjitime. Zgjerimi i hetimit, përcaktimi i përgjegjësisë individuale dhe shpjegimi publik pse disa persona deri tani nuk janë përfshirë në procedure”, pohoi Aleksandar Naunov, babai i fëmijës së vdekur.

Për rastin “Puls”, më daën 9-të të këtij muaji në Kuvend u mbajt Komisioni Hetimor, ku prindërit e fëmijëve të vdekur kërkuan drejtësi të vërtetë nga funksionarët aktualë të Koçanit. Shohim se po procesohen vetëm ata më parë, ndërsa ata që janë përgjegjës dhe që nga momenti i parë duhej të ishin pas grilave e jo të lëvizin të lirë. Tragjedia ndodhi më 16 mars, jo para 20 vitesh, thanë ata.