Gazetar: Zekrija Haxhiu
Prokuroria akoma është duke hetuar dhunën ndaj ekipit të Televizionit Alsat të shkaktuar më 9 korrik nga pronari i kompanisë “ASD METAL GROUP”, Aleksandar Nikollçev dhe bashkëshortja e tij Maja Karamanova. Organi akuzës nuk jep afate se kur ndjekja penale ndaj Nikollçev dhe Karamanovas do të vazhdon në gjyq. Për momentin ata ndodhen nën masa kujdesi, përkatësisht njëri në paraburgim ndërsa Karamanova në arrest shtëpie.
Prokuroria ka dëgjuar ekipin e Alsat në cilësinë e të dëmtuarve. Operaori Shenoll Hajredin është deklaruar para hetuesve se është sulmuar nga Nikollçev dhe bashkëshortja e tij, ndërsa gazetari Avni Tahiri i ka konfirmuar veprimet që kanë ndërmarrë të akuzuarit duke e sulmuar, fyer dhe duke i marrë gjërat personale, si celularin. Dy të akuzuarit kanë dëmtuar edhe pajisjet, për të cilat nevojitet caktimi i vlerës së kompensimit në procedurë gjyqësore.
Më 9 korrik rreth orës 10, ekipi i Alsat M deri sa po raportonte nga zjarri që kishte përfshirë depon e “ASD METAL GROUP” u sulmuan fizikisht dhe në formë brutale nga pronari Aleksandar Nikollçev dhe drejtuesja e kompanisë Maja Karanakova. Ekipi i Alsat M ndodhej disa metra larg territorit të depos, duke raportuar në mënyrë profesionale dhe pa cenuar imazhin e privatësinë e asnjë personi fizik apo juridik. Nikollçev pas sulmit ndaj ekipit tonë u arratis nga vendi i ngjarjes, duke i hedh në zjarr celularin gazetarit Avni Tahiri i cili kishte gjiruar pothuajse të gjithë aktin e sulmit. Pas disa minutave në ikje dhe rezistencë, u dorëzua dhe u arrestua nga policia.
Prokuroria po e ndjek çiftin për “pengim ndaj personit zyrtar” me arsyetimin se ekipi është penguar, sulmuar dhe nënçmuar derisa ka raportuar mbi zjarrin që kishte përfshirë atë depo, duke i pamundësuar Televizionit Alsat të pasqyron dhe transmeton informacionin e drejtë, të saktë dhe në kohë për rrezikun nga zjarri, përfshi këtu edhe pamundësinë për t’i informuar banorët lokalë për të pasur kujdes nga zjarri, për t’u evakuuar dhe për të mos lëvizur në zonën që ishte përfshirë nga zjarri me të cilin institucionet luftuan gati 72 orë. /alsat.mk
The post Prokuroria akoma është duke hetuar dhunën ndaj ekipit të televizionit ALSAT M appeared first on Alsat.
