Prokuroria kërkon paraburgim për 33-vjeçarin nga Gostivari, i cili dyshohet se ka vrarë babanë e tij, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se rasti u zbulua pas denoncimit të një qytetari me një numër nga një vend i huaj.

Në lidhje me: Gjendet i vdekur një 63-vjeçar në Gostivar, arrestohet i biri

“Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dutlok të Gostivarit, ku 33-vjeçari, gjatë një konflikti familjar në shtëpi, me vetëdije e ka privuar nga jeta babanë e tij. Sipas njoftimit të Prokurorisë, konflikti ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme midis tyre, pas të cilave i dyshuari e ka sulmuar fizikisht babanë, duke e goditur me duar dhe me objekte të forta metalike, duke i shkaktuar lëndime të rënda që kanë sjellë vdekjen e tij. Pas ngjarjes, i dyshuari ka tentuar të fshijë gjurmët, e ka larë dhe e ka përgatitur trupin për varrim. Megjithatë, rasti u zbulua përmes një njoftimi anonim nga një telefon i huaj, dhe menjëherë në vendngjarje ka dalë policia, ndërsa hetimin e ka kryer edhe prokurori publik dhe është urdhëruar obduksioni”, shtojnë nga Prokuroria.