Prokuroria e mbron vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për Artan Grubi nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Prokurori Daniel Kocev tha se këtë vendim e kanë marrë pasi Agjencia për Siguri Kombëtare ka alarmuar në Prokurori se siguria e Grubit seriozisht rrezikohet nëse dërgohet në Burgun e Shutkës. Megjithatë se për çfarë kërcënimesh bëhet fjalë, Kocev tha se nuk mund të shpjegojë pasi informatat janë të klasifikuara.

E dimë se ajo në opinion shkaktoi shumë reagime, por ne si Prokurori jemi të obliguar të veprojmë ndaj informacioneve që i marrim prej institucioneve. Paramendoni vetëm të hynte në paraburgim dhe t’i ndodhte diçka, ndërsa ne kemi pasur informata se e ka të rrezikuar jetën. Së paku do të shkarkoheshim”.

“Do të isha shumë i lumtur që ta ndajë me mediat dhe tërë opinioni ta shohë se sa është serioz ajo informatë. Nuk mund të tregoj”. – Daneil Kocev, Prokuror. /Alsat.mk

The post Prokuroria mbron arrestin shtëpiak të Grubit: “ASK paralajmëroi rrezik për jetën e tij” appeared first on Alsat.