Dega e Prokurorit Kombëtar të Polonisë në Krakov, ka deklaruar të dielën se sulmi masiv me armë zjarri në qendër të qytetit të shtunën, përbën vepër terroriste.

Dega ka shtuar se po hetohet edhe vdekja e tre personave të tjerë në Ostrowiec Świętokrzyski, një qytet rreth 190 kilometra në veri të Krakovit, duke theksuar se “provat tregojnë se të njëjtat akte janë kryer nga i njëjti person”.

Tre trupa të tjerë janë gjetur në shtëpinë e të dyshuarit. Policia ka thënë e ata janë identifikuar si prindërit dhe motra e 25-vjeçarit.

Të shtunën vonë, ministri i Brendshëm i Polonisë e ka përshkruar të dyshuarin, shtetas polak, si person të frymëzuar nga “ideologjitë e ekstremit të djathtë”. Policia ka thënë se gjatë sulmit ai ka përdorur “armë ushtarake”.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Polonisë e ka përshkruar të dyshuarin, si të frymëzuar nga ideologjitë e ekstremit të djathtë.

Policia ka thënë se ai ka përdorur “armë ushtarake” në sulm.