Gazetar: Miki Trajkovski

Prokuroria Themelore Publike formoi lëndë për ndotjen e ujit në Strugë, me qëllim të hetimit të shkaqeve dhe krimeve të mundshme të kryera ndaj mjedisit.

“Në koordinim me SPB-Strugë, është lëshuar urdhër për inspektim në një lokacion në fshatin Shumë, ku ndodhen burimet nga të cilat zona e qytetit të Strugës furnizohet me ujë të pijshëm. Gjatë inspektimit duhet të jenë të pranishme edhe shërbimet kompetente të inspektimit nga mjedisi jetësor, Agjencia e Ushqimit, si dhe nga Qendra e Shëndetit Publik. Do të ndërmerren veprime të tjera kontrolli”, thonë nga Prokuroria, Strugë.

Një hap i tillë vjen pasi struganët prej ditësh janë pa ujë të pijshëm, ndërsa situata do të vazhdojë, derisa ndotja të reduktohet në më pak se 1.5 njësi matëse. Qendra e Shëndetit Publik në Ohër dyshon se shkaku i ndotjes së madhe janë aktivitetet e gurores, që ndodhet mbi burim.

“Ajo që pashë nuk mund të besoja se mund të ishte dikush që dëshiron të shkatërrojë fjalë për fjalë furnizimin me ujë në Strugë. Ka një gurore me kratere të mëdha ku me dinamit thyen shkëmbinjtë. Ajo tokë tani është e gjitha e tronditur dhe tani shirat e dendur mund të turbullojnë ujërat nëntokësore, sepse thellësitë në të cilat janë bërë gërmimet janë shumë të mëdha”, u shpreh Lidija Simonoska-Qendra Shëndetësore Publike.

Sektori civil ndërkohë kërkon dorëheqjen e kreut të Strugës Mendi Qyra.

Uji në Strugë është i ndaluar për pije por dhe për çdo përdorim tjetër që nga e diela, ndërsa autoritetet lokale tashmë një javë heshtin për problemin. /Alsat.mk

 

The post Prokuroria Themelore Publike formoi lëndë për ndotjen e ujit në Strugë appeared first on Alsat.