Pronari i klubit amerikan Inter Miami, Jorge Mas, ka zbuluar shifrën e madhe që kushton mbajtja në skuadër e superyllit argjentinas Lionel Messi.
Mas ka bërë të ditur se shpenzimet totale për Messin arrijnë nga 70 deri në 80 milionë dollarë në vit, duke përfshirë pagën dhe elemente të tjera të kontratës. Sipas tij, për këtë arsye klubi ka nevojë për sponsorë të fuqishëm dhe të nivelit botëror.
“Arsyeja pse më duhen sponsorë dhe që ata të jenë të klasit botëror është sepse lojtarët janë të shtrenjtë. Unë paguaj Messin dhe ai ia vlen çdo qindarkë por kushton rreth 70 deri në 80 milionë dollarë në vit, në total” – ka bërë të ditur Mas.
Që nga transferimi i tij te Inter Miami CF në vitin 2023, Lionel Messi ka pasur ndikim të madh jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin komercial të klubit dhe të ligës amerikane Major League Soccer.
The post Pronari i Inter Miami tregon shifrën vjetore të Lionel Messi appeared first on Alsat.
