Gazetare: Melihate Rustemi

Propozim ligji i ri për arsimin e lartë duket se ka përplasur Ministrinë e Arsimit me studentët. Sipas Blendi Hodait nga Forumi për ndryshime në arsim, me këtë propozim ligj Qeveria kërkon të marrë në dorë universitetet, duke kontrolluar statutet e tyre, të vendos kritere të forta për profesorët e rinj dhe t’i fal ata që janë tashmë në punë.

“Propozim ligji I amniston 60 % të profesorëve të rregullt të zgjedhur tashmë. Kriteret e reja nuk do të vlejnë aspak për ta që tregon që është njëfarë lloj propozim ligji jodemokratik që ka për qëllim ti amnistoj profesorët e rregullt që ata të marrin titullin profesor të përjetshëm ndërkaq gjeneratat e reja të kenë kriteret shumë më rigoroze për ti arritur. Profesorët e rregullt, sipas hulumtime tona preliminare në Forumin për ndryshime në arsim e kemi analizuar që gati se më shumë se gjysma e profesorëve të rregullt apo të përjetshëm tash nuk i plotësojnë kushtet për të qenë profesor ordinar me propozimet në ligj që janë”, tha Blendi Hodai, Forumi për ndryshime në arsim.

Hodai thotë se përmes këtij propozim ligji po i hapet rrugë nepotizmit, duke dëmtuar rëndë cilësinë në fakultete.

“Ka të bëj edhe pjesa që është larguar komplet, propozimi që ka qenë deri më tash edhe ajo ka të bëj me nepotizmin. Tash ajo është larguar nga propozim ligji që ju lejohet, ju mundësohet të gjithë fëmijëve të profesorëve të mund të jenë asistentë të prindërve të tyre nëpër fakultete dhe që kjo është njëfarë lloj tentimi tjetër për ti familjarizuar universitetet tona që I kemi dhe që nuk do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë”, shtoi Blendi Hodai, Forumi për ndryshime në arsim.

Forumi kërkon që ligji të ndryshohet para se të jetë vonë. Sipas Hodait pritet të shihet nëse Ministria do t’i dëgjojë këto vërejtje apo do të vazhdojë me planin e saj, pavarësisht akuzave për nepotizëm dhe shkelje të kushtetutës. /Alsat.mk

The post Propozim ligji i ri për arsimin e lartë përplas Ministrinë e Arsimit me studentët appeared first on Alsat.