Gazetare: Suna Ismaili Rexhepi
Pas shumë muajsh premtime e pritje, propozim-ligji për mbrojtje nga përdorimi i duhanit, i cili kishte shkaktuar reagime në publik, pritet të paraqitet në seancën e Qeverisë të marten. Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, takuan përfaqësues të industrisë së duhanit dhe përfaqësues të sektorit të gastronomisë. Ligji do të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit, kurse gastronomëve u është dhënë periudhë njëçare për adaptim të tarasave të tyre me rregullat e reja.
“Na besoni, inspektimet do të jenë rigoroze në të gjithë territorin e shtetit. Këtë e përsëris: në të gjithë territorin e shtetit, nuk do të ketë rajone të privilegjuara, qytete apo vendbanime ku nuk do të respektohet ligji. Për këtë ju garantoj dhe këtu nuk do të ketë asnjë kompromis.”-tha Hristian Mickoski, Kryeministër
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se ligji përshtatet me realitetin bashkëkohor ku përveç cigareve klasike përdoren gjithnjë e më shumë cigaret elektronike dhe lloje të tjera.
“Rrit mbrojtjen e fëmijëve përmes zvogëlimit të normalizimit të përdorimit të duhanit, kufizimit të pranisë së tij pranë shkollave, mbrojtjes në automjetet private kur është i pranishëm një fëmijë, si dhe në një largësi prej 20 metrash nga hyrjet e institucioneve shëndetësore, arsimore dhe institucioneve në shtetin tonë.- u shpreh Azir Aliu- Ministër i Shëndetësisë
Sipas Aliut, ligji i ri për duhanin synon të mbyllë zonën gri sa i përket tarracave. Ndryshe nga ligji i vjetër që nuk përcaktonte kushte të qarta, tani do të vendosen kritere të sakta dhe të zbatueshme, si për shembull që tarraca duhet të jetë e hapur të paktën në dy anë.
Përfaqësuesit e shoqatave të duhanit dhe gastronomët thanë se disa nga kërkesat e tyre ishin pranuar.
“Në këtë rast dua të shpreh mirënjohjen time për të ashtuquajturën periudhë njëvjeçare tranzitore, gjatë së cilës ne si sektor mund të përshtatim tarracat tona në përputhje me zgjidhjen e re ligjore, në mënyrë që sektori ynë të pësojë sa më pak pasoja ekonomike.”-tha Perisa Gollomeiq-Përfaqësues i Dhomës Ekonomike
“Në bisedë u tha se, sipas përvojës sonë, rregullimi i tepruar dhe kufizimet e pjesshme të tregut mund të çojnë në rritje të tregtisë ilegale. Në këtë kontekst, duhet të merren parasysh edhe përvojat pozitive të disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.”-tha Vasko Ristovki-Përfaqësuesi i Dhomës Ekonomike
Nga duhani regjistrohen 3600 vdekje në vit. Tek të rinjtë e moshës 13-15 vjeçë,13.6% përdorin produkte të duhanit që është shkalla më e lartë nga viti 2002./Alsat.mk.
The post Propozim-ligji për duhanin drejt Qeverisë – ndryshime të reja dhe afat adaptimi për lokalet appeared first on Alsat.
