Protesta e studentëve / Mickoski: Studentët të mos manipulohen politikisht

Kryeministri Hristian Mickoski në konferencë për media, u pyet lidhur me protestën e paralajmëruar për nesër nga ana e studentëve për provimin e jurisprudencës. Ai tha se kjo protestë po mbështetet nga një parti e cila, sipas tij, nuk ke ka zgjidhur këtë problem për më shumë se dy dekada.
Ai tha se është e rëndësishme të thuhet që studentët arsimimin e tyre e kanë formuar në gjuhën e tyre amtare, në këtë rast në gjuhën shqipe.

“E treta, qeveria e kaluar ka sjellë një ligj, i cili është ligji për gjuhët i cili e dini është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese, pikërisht kundërshtohet në atë pjesë që lidhet me gjyqësorin. E katërta ju e dini se për atë ligj kemi mendim negativ nga Komisioni i Venecias e cila thotë se duhet të braktiset dygjuhësia në gjyqësor, sepse ka sfida dhe këto sfida lidhe me shpesh me sundimin e drejtësisë”, deklaroi Mickoski.
Mickoski tha se ata si Qeveri duke patur parasysh të gjitha këto kanë formuar grup të ekspertëve të kushtetutës të cilët po punojnë për një zgjidhje që do të jetë si kushtetuese ashtu edhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Kështu që i siguroj studentët se ashtu siç janë gjetur zgjidhje për shumë sfida dhe shumë lëshime nga e kaluara ashtu edhe për këtë do të gjendet zgjidhje adekuate. Mendoj se ata këtë e dinë dhe apeli im është të mos lejojnë të jenë mjet në duart e një partie politike e cila ende jeton një kujtimet e shekullit të kaluar”, deklaroi mes tjerash Mickoski.