Vazhdojnë përplasjet mes qytetit të Shkupit dhe këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së për gjendjen me transportin publik, kësaj here për kërkesat e transportuesve privatë. Transportuesit ankohen që kërkesa e tyre për çmim më të lartë për kilometër nuk u vendos në rendin e ditës para këshilltarëve të qytetit. Kryetarja Danella Arsovska e thirri kryetarin e Këshillit të qytetit të Shkupit, Trajko Sllavevski të sjellin vendim nëse do të pranojnë çmim të rritur për transportuesit privatë. Sllavevski e thirri Arsovskën që të dorëzojë propozim vendim dhe mendim. I pyetur për bllokadat e mundshme të rrugëve nga ana e transportuesve privatë të hënën, Sllavevski u përgjigj se kjo nuk do të ndodhë për shkak se në qytetin e Shkupit është shpallur gjendje krize.
“Në gjendje krize nëse bllokohen rrugët, sillen buldozerë dhe pastrohet rruga. Si mund dikush të bllokojë rrugë në gjendje krize?”, tha Trajko Sllavevski, kryetar i këshillit.
“Ta fillojmë debatin, të shohim qëndrimin e këshilltarëve. Përsëris, nga ana e kryetarit të këshillit, kjo e drejtë na mohohet”, tha Irena Vitina, këshilltare në qytetin e Shkupit.
