Gazetare: Amila Rashiti
Sheshi i Tiranës është bërë vendtakimi i protestuesve për plotë 67 ditë. Qytetarët vazhdojnë të kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim të klasës politike.
“ Vëllezër dhe motra shqipëtare, sot nuk flet një parti, sot nuk flet një politikan, sot flet ndërgjegja e një kombi. Ne nuk jemi mbledhur këtu për të mbrojtur interesa politike, ne jemi mbledhur për të mbrojtur Shqipërinë”, tha një qytetar.
Në mes të fjalimeve ka pasur edhe shqipëtarë nga diaspora duke dhënë mbështetjen e tyre ndaj kërkesave të qytëtarëve.
“Jam shumë e lumtur që jamë këtu me ju, që jam shqiptare, që vazhdojmë luftën tonë drejt revulucionit tonë sepse ne po e bëjmë revulucionin tani”, tha qytetarja.
Pas përfundimit të fjalimeve në Bulevard, protestuesit kanë vazhduar marshimin drejt rrugëve të Tiranës./Alsat.mk.
The post Protestuesit në Tiranë nuk heqin dorë nga kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama appeared first on Alsat.
