BDI-ja opozitare ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov për shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore pasi refuzon ta lejojë dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sipas tyre me këtë, cenohet e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në institucione.
“Duke mos ofruar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe duke refuzuar zbatimin e kësaj të drejta ligjore, Ministria e Drejtësisë ka shkelur detyrat e saja zyrtare, ka cenuar parimin kushtetues të barazisë dhe ka vepruar në kundërshtim me rendin juridik të shtetit. Për këto arsye kërkojmë nga Prokuroria Themelore Publike të ndërmarrë menjëherë veprimet hetimore të nevojshme, çështja të procedohet para gjykatës kompetente dhe zbatimi i ligjit të zbatohet pa asnjë formë diskriminimi”, tha Bekim Berisha, BDI. /Alsat.mk
The post Provimi i Jurisprudencës/ BDI dorëzoi kallëzim penal kundër Fillkovit appeared first on Alsat.
