“Provimi i jurisprudencës mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe” – tha kryeministri Hristijan Mickoski. Ai shtoi se nuk ka arsye të jetë ndryshe, sepse siç shtoi, ligji për gjuhët është i qartë.
“Nuk shohë këtu pse të mos… Ligji për gjuhët është i qartë në rast se dikush kërkon të japë provimin në gjuhën shqipe, duhet t’i lejohet”, tha Hristijan Mickoski.
Kjo përgjigje e kryeministrit hedh poshtë pretendimet e Ministrisë së Drejtësisë, nga ku para disa ditëve u shprehën se:
“Kushti për njohjen aktive të gjuhës maqedonase është i domosdoshëm gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës.
-Kontrollimi për njohjen aktive të gjuhës maqedonase kryhet pikërisht përmes dhënies së
provimeve në gjuhën maqedonase”, thotë Ministria e Drejtësisë.
(Burimi: Portalb)
Ndryshe në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës nuk ekziston dispozitë që e ndalon shprehimisht gjuhën shqipe, ndërsa Ligji për Përdorimin e Gjuhëve obligon institucionet të mundësojnë përdorimin e shqipes në të gjitha procedurat shtetërore.
Kjo përgjigje e Ministrisë së Drejtësisë erdhi pasi javën e kaluar kur 385 studentë shqiptarë të juridikut përmes peticionit kërkuan që provimi të jepet në gjuhën në të cilën studiojnë, si e drejtë e garantuar me ligj. Peticioni është dorëzuar te Ministra e Drejtësisë, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, kryetari i Kuvendit dhe zëvendëskryeministri i parë.
