
Koncerti i këngëtares serbe Ceca Ražnatović në Veles përfundoi në një atmosferë të pakëndshme mbrëmë, pasi një pjesë e publikut reagoi dhunshëm ndaj gjestit të saj të përqafimit të flamurit bullgar, transmeton Faktiditor.info
Incidenti ndodhi gjatë performancës kur fansat nga rreshtat e parë i dhanë asaj disa flamuj, përfshirë atë bullgar, të cilët këngëtarja i pranoi dhe i përqafoi. Disa nga publiku reaguan menjëherë me fishkëllima dhe britma të forta mosmiratimi, gjë që bëri që Ceca të ndërpriste për pak kohë performancën e saj.
Pamjet e momentit tashmë po qarkullojnë në rrjetet sociale./Faktiditor.info/

