Gazetare: Arta Sefadini

Nënat shpesh e humbin qetësinë dhe kanë ankth kur fëmijët e tyre vuajnë nga sëmundje të caktuara, për shembull, kanë imunitet të dobët dhe shpesh pyesin veten pse fëmija im ka imunitet të dobët.

Cilat janë simptomat e imunitetit të dobët tek fëmijët?

Dr. Snezhana Korunoski thotë që  “Simptomat e imunitetit të dobët janë ftohjet e shpeshta tek fëmijët, të cilat më shpesh janë ftohje të frymëmarrjes, më shumë se tetë deri në nëntë ftohje në vit tek fëmijët mbi moshën tre vjeç, sinusiti i shpeshtë, ose inflamacioni i sinuseve, ndoshta tre deri në katër herë në vit, pastaj pneumonia e shpeshtë dhe inflamacioni i shpeshtë i veshit, këta janë fëmijë që e kanë më të vështirë të përballen me infeksionet, ose një fëmijë i shëndetshëm lufton një infeksion më shpejt, simptomat kalojnë në katër deri në pesë ditë, këta fëmijë kanë nevojë për terapi me antibiotikë, sëmundja zgjat dhjetë deri në katërmbëdhjetë ditë, mund të qetësohet dhe pastaj të njëjtat simptoma kthehen, ata shpesh kanë nevojë për trajtim spitalor.

Infeksionet respiratore janë më të zakonshme por këta fëmijë shpesh kanë edhe probleme të lëkurës, si infeksione të lëkurës, infeksione orale ose kandidiaza orale. Kandidiaza është një nga simptomat më të shpeshta të imunitetit të dobët tek fëmijët.

The post Pse disa fëmijë kanë imunitet të dobët dhe të tjerët kanë imunitet të fortë? appeared first on Alsat.