Shumë përdorues që blejnë një televizor të ri 4K të shtrenjtë vërejnë diçka të çuditshme: filmat duken tepër të rrjedhshëm dhe jo natyralë, pothuajse si të ishin xhiruar me një kamerë shtëpiake ose si një telenovelë e lirë.

Ky fenomen njihet në botën e teknologjisë si “Efekti i Telenovelës” (ang. Soap Opera Effect) dhe shkaku kryesor është një funksion i quajtur Motion Smoothing.

Çfarë është Motion Smoothing dhe për çfarë shërben?

Shumica e filmave dhe seri të famshme xhirohen me 24 kuadro për sekondë (fps), duke i dhënë një ndjesi të veçantë “filmi”.

Ndërsa televizorët modernë kane frekuenca rifreskimi 60, 120 apo më shumë herë në sekondë. Për të “mbushur” këtë hendek, prodhuesit përdorin algoritme që krijojnë në mënyrë artificiale kuadro të reja midis atyre origjinale. Kjo mund të jetë e mirë për sporte apo lëvizje të shpejta, por te filmat mund të prishë artin vizual dhe idenë e regjisorëve.

Përse duhet ta fikni menjëherë këtë opsion?

Edhe emra të mëdhenj të Hollivudit, si Christopher Nolan dhe Tom Cruise, kanë bërë thirrje që përdoruesit ta çaktivizojnë këtë rregullim. Arsyet kryesore janë:

• Humbje detaji: Kuadrot artificiale krijojnë shpesh “artefakte” vizuale ose “hije” rreth objekteve në lëvizje të shpejtë.

• Lëvizje jo natyrale: Truri e kap kur lëvizja është tepër e rrjedhshme – kjo mund të shkaktojë edhe çrregullime të lehta sikur marramendje te disa shikues.

• Cenim i atmosferës: Skene dramatike humbin peshën dhe fillojnë të duken si xhirime dokumentare apo të setit.

Si ta fikni këtë efekt në televizorin tuaj?

Prodhues të ndryshëm e quajnë këtë teknologji ndryshe, por zakonisht do ta gjeni në podeshtimet e imazhit (Picture Settings / Expert Settings):

• Samsung: Auto Motion Plus

• LG: TruMotion

• Sony: Motionflow

• Philips: Perfect Natural Motion

Zgjidhni që ta fikni plotësisht këtë opsion, ose përdorni “Filmmaker Mode” nëse televizori juaj e mbështet – kjo fik automatikisht përpunimet e panevojshme të imazhit dhe kthen ngjyrat dhe kuadrot ashtu si i deshi regjisorë.

The post Pse filmat në televizorin tuaj të ri 4K duken jo natyralë – fikeni këtë opsion appeared first on Alsat.