Arsyeja që nuk u arrit censusi në Gostivar, sipas Krenar Llogës është fakti se në listat zgjedhore ende figurojnë persona të cilët kanë ndërruar jetë. Lloga tha se KQZ nuk mund t’i pastrojë këto lista, për shkak se ata dërgohen nga Ministria e Punëve të Brendshme

“Qytetarët janë shprehur me votë nga gjithë ajo dalje publike. Nuk u arrit censusi edhe për faktin që në këto dy komuna, ka në listën zgjedhore nga zgjedhjet e kaluara 4 mijë për Gostivarin dhe deri  1800 për Vrapçishtin , persona të cilët kanë ndërruar jetë dhe gjenden në listë”, tha Lloga.