PSZH po konfirmon gjithnjë e më shumë statusin e tij si një nga klubet më të frikshëm të Evropës. Me suksesin e fundit në “Monzhuik”, kampionët e Francës u bënë skuadra e parë në histori që arrijnë të fitojnë tre ndeshje radhazi në transfertë kundër Barcelonës në garat e mëdha evropiane (dy herë me rezultat 1-4 dhe së fundit 1-2).
Një arritje e jashtëzakonshme që nënvizon superioritetin e parizienëve ndaj një rivali të madh si Barça, e cila historikisht ka qenë e pathyeshme në fushën e saj. Nëse dikur “Camp Nou” konsiderohej fortesë e pakalueshme, tashmë edhe Monzhuik ka shijuar “makthin” parisien.
Sfida e fundit e dëshmoi këtë. Skuadra e Luis Enrikes tregoi freski, disiplinë dhe efikasitet në momentet vendimtare, duke përmbysur rezultatin dhe vulosur një rekord që deri tani dukej i pamundur.
The post PSZH një “makth” për Barcelonën, tre fitore radhazi në transfertë appeared first on Alsat.